Kryetari i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta mesditën e së enjtes ka vizituar familjen Avdia e cila dy ditë më parë humbi vajzën 7-vjeçare pasi një komisar policie nën drejtimin e skafit ka përplasur vogëlushen në bregun e detit duke i shkarkuar vdekjen e menjëhershme.
Meta bëri përgjegjës qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për këtë ngjarje tragjike, ndërsa shqiptarëve u bëri thirrje që të dalin sot në orën 19:00 në protestë përballë Ministrisë së Brendshme.
“Askush nuk e ka vendos ujin në zjarr për këtë që ndodhi, pa përgjegjshmëri totale. Në një moment ku duhet të kishte reflektim dhe marrje të vendimeve distancuese nga drejtues të pa përgjegjshëm apo bashkive përkatës, në një moment shfaqet Shqipëri a e para për sigurinë e plazheve. Rama nuk mund të tallet dhe të fyerje me të madhe për popullin shqiptar që e ka përjetuar këtë tragjedi të familjes Avdija.
Pyetje: Opozita a do të rishikojë vendimit për lundrimin e mjeteve ? “Ky nuk është problemi, vendimi është aty dhe nuk është zbatuar, këtu nuk zbatohet Kushtetuta as ligji, këtu ligjin e bëjnë të fortët, ajo është pamje e shtetit të pa përgjegjshëm me qytetarët të pambrojtur, ky është shteti brutalitetit
Protesta – “Çdo qytetar ti bashkohet protestës jo vetëm për solidaritet por të parandalojë ngjarje të tilla në të ardhmen. Nuk është hera e parë që ndodh fatkeqësia si pasojë e pa aftësisë së shtetit, të gjithë të jenë në këtë protestë. Duhet të kishin dhënë dorëheqjen përgjegjësit ose të ishin shkarkuar për këtë ngjarje shumë të rëndë”, përfundoi Ilir Meta.