Deputeti demokrat Genc Pollo ka komentuar situatën në selinë blu.
Në “Natë me Xhaxhiun”, deputeti demokrat tha se zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë ndikuara edhe nga probleme tashmë të njohura siç është blerja e votës.
“Nuk e kisha pritur një rezultat të tillë. Ne dolëm forcë e dytë, por rezultati nuk ishte ai që prisnim”, u shpreh Pollo.
Ai tha se edhe në raportin e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve përmendet disa herë fenomeni i blerjes së votës.
“Edhe PD e ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen. Sakaq, edhe brenda PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat”, tha Pollo.
(M.D/Shuplaka)