Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Politikanët kanë frikë ti përulen inxhinierisë”/ Sazan Guri: Dhamë para për kishat, ndërsa për ne nuk kanë thënë as ngushëllime

I ftuar në studion e FaxNews, gjeolog Sazan Guri foli për tërmetin që goditi vendit në orët e para të 26 nëntorit.  Guri foli për librin e tij i cili tregon se çfarë ndodh me tokën. Guri tha se duhen bërë të gjitha inspektimet për çdo banesë dhe pallat.

Guri tha se politikanët nuk kanë biseduar kurrë me inxhinierët dhe kanë frikë ti përulen inxhinierisë. Gjithashtu, Gjeologu theksoi se Tirana është tokë e qetë se Durrësi dhe nëse banesat s’kanë çarje, flini të qetë.

Më tej, Guri tha se nëse nga një tërmet i fortë nuk bien të gjithë banesat ose pallatet njëkohësisht, atëherë është faji njeriut dhe i shtetit.

Si mund të ndërtosh ti në tokë detare? Libri im tregon se çfarë ndodh me tokën. Po do punoj për këtë vend dhe do jem vullnetar. Duhen bërë të gjitha inspektimet për çdo banesë dhe pallat. Nëse s’ka çarje banesa ose pallati, flini të qetë. Tirana është tokë e qetë se Durrësi përsa i përketë tërmeteve.

Politikanët nuk kanë biseduar kurrë me inxhinierët dhe kanë frikë ti përulen inxhinierisë. Ish-presidenti Obama tha unë i përulem inxhinierëve, pasi ata janë e ardhmja. Në Tiranë, lejoheshin 7+1 kate, pra 8, ndërsa  sot janë gjitha mbi 12 kate. Ne për një kishë dhanë milionat që nuk kishte as të viktima, ndërsa ata s’na thanë as ngushëllime.”

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close