Pasi përfundoi me rezultatin 4-2 për francezët, Botërori Rusi 2018, festa e tifozëve nisi në mënyrë gjigande. Presdenti Emmanuel Macron, presidenetja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti Vladimit Putin, zbritën në stadium Luzhniki të Moskës.
Të përqafuar me njëri-tjetrin, ata takuan të gjithë futbollistët, duke ndarë çmime për më të mirët.
Ajo që u vu re ishte shiu i dendur që nisi në stadium duke shtuar edhe më shumë emocionet e këtij kampionati.
Më pas presdentët nderuan me çmime Kylian Mbappe i shpallur si lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Rusisë.
Ndërsa Luka Modriç është shpallur futbollisti më i mirë i Kupës së Botës, pasi loja dhe shërbimet e këtij lojtari janë në nivele shumë të larta. Gjatë takimit me lojatrin Modriç, presidentja kroate u përlot.
Më pas 19-vjeçari francez pas Peles, tashmë është lojtari i ri i vetëm që ka shënuar në një Kupë të Bote.
Portieri më i mirë është shpallur portieri i Kombëtares së Belgjikës, ndërsa golashënuesi i këtij kompeticioni u shpella Harry Kane. Spanja është shpallur si Kombëtarja më “Fair Paly” e këtij turneu.
(E.V/Faxweb.al)