Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Policia u mburr me qenin “hero” 9 ditë pas tërmetit, qytetarja i nxjerr ‘blof’: Më duket se është Dobi im

Mbrëmjen e së enjtes, Policia e Shtetit publikoi në faqen zyrtare në “Facebook” një foto të një qeni të quajtur Brandi, i cili sipas tyre i përket Policisë.

Në njoftim thuhet se ky qen zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e pallatit 6-katësh të shembur nga tërmeti në lagjen 18 të qytetit të Durrësit.

Mirëpo, ky postim vjen 9 ditë pas tërmetit dhe dhe disa prej komentuesve shkruajnë se nuk e kanë parë më parë.

Për më tepër, ai që bie në sy është komenti i një qytetareje, e cila dyshon se qeni në foto është i saji.

Ajo shkruan:

“Më duket se është qeni im Dobi, që më ka humbur në “Don Bosko”.

Administratorët e faqes së Policisë e kanë fshirë menjëherë këtë koment, por qytetarja ka komentuar sërish duke shprehur se është në panik për qenin e saj të humbur.

Ajo vijon më tej:

“Unë mendoj se është qeni im dhe jam në panik total, ju më fshini komentin.”

Ajo që vlen të theksohet është se në asnjë rast nuk u fol për ndonjë qen “hero” të Policisë Shqiptare gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja, por vetëm për qentë të cilët kishin sjellë me vete grupet e huaja të emergjencës, që erdhën në ndihmë të forcave shqiptare.

Nuk dihet nëse qeni Brandi është vërtetë ai që bëri të mundur gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti, apo nëse është qeni i humbur i zonjës që ka komentuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, që është përdorur për propagandë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.