Autoritetet turke kanë vënë prapa hekurave plot 980 persona brenda 1 jave, nën akuzat për sulme terroriste.
Ministria e Punëve të Brendshme turke, njofton përmes një deklarate për shtyp se 625 prej të arrestuarve dyshohet se janë pjesëtarë të rrjetit të Fethullah Gülen, 328 të tjerë mendohet se kanë lidhje me Partinë e Punës të Kurdistani, ndërsa vetëm 26 të fundit dyshohet të kenë lidhje me Shtetin Islamik (ISIS).
Gjatë javëve të fundit, policia turke ka arrestuar edhe 2.286 emigrantë të parregullt, për të njëjtat akuza.
Këto masa të policisë nuk janë për t’u habitur, pasi Turqia prej më shumë se një viti ka qenë pre e sulmeve të njëpasnjëshme terroriste. (D.D/Shuplaka)