Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Policia terrorizon pasagjerët e linjës Tiranë-Kukës, KÇK e Ramës i përball me burgim të paligjshëm”

Një shofer dhe një fatorino që bënin me autobus linjën e transportit public Tiranë-Kukës dhe anasjelltas janë ndaluar nga policia ndaj të cilëve është kërkuar dokument identifikimi, gjë për të cilën sipas kreut të PD-së Kukës, është e paligjshme kur bëhet fjalë për transport public ndërqytetas.

Sipas Arif Rexhmatit dukumentet e identifikimi janë kërkuar me argumentin se është aksion kundër dhënies së ndihmës për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

“Paaftesine e kontrollit te territorit te Republikes  ne pikat hyrese e dalese te Shtetit Shqiptar, policia e Lleshit dhe Rames nuk mund ta justifikoje me terrorizim te udhetareve ne autobuzet e linjave nderqytetese”, shkruan Rexhmati teksa shton se kjo është policia KÇK e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.

Reagimi i plotë:

Shtet policor, qe ndalon levizjen e lire !

Policia e Lleshit terrorizon pasagjeret e linjes Tirane-Kukes!

Ne kundershtim te hapur me ligjin , te levizjes se lire me transport publik te qytetareve brenda territorit te Republikes se Shqiperise, u ndaluan shoferi dhe fatorinoja e nje autobuzi te linjes Tirane-Kukes dhe anasjelltas!

Ne transportin publik nderqytetas nuk kerkohet dokument identifikimi dhe per kete arsye, baza ligjore per  ” Ndihme te paligjshme te kufirit ” nuk ekziston.

Paaftesine e kontrollit te territorit te Republikes  ne pikat hyrese e dalese te Shtetit Shqiptar, policia e Lleshit dhe Rames nuk mund ta justifikoje me terrorizim te udhetareve ne autobuzet e linjave nderqytetese.

Pas taksave te larta te vendosura per keto linja, pas takses ne Rrugen e Kombit, pas sfilitjes se ketyre shofereve per te pas nje pike nisje ( agjensi) ne Tirane si ka hije, se ngelen si “çifuti ne shkretetire” duke u keqtrajtuar nga policet gjobvenes te Tiranes, tashme ata perballen edhe me burgim te paligjshem!

Kjo eshte policia KÇK e Lleshit te Rames !

Kjo eshte policia me syze qe pretendon te luftoje krimin duke ndaluar dy punonjes te sherbimit nderurban, te cilet ndihmen e vetme nga shteti kane prangat, nderkohe qe krimi, trfikimi , korrupsioni, paligjshmeria  jane ne maje te piramides qeveritare!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *