Pesë shqiptarë mes të cilëve një grua janë arrestuar në Spanjë, pasi iu sekuestruan 2600 rrënjë kanabis në tre zona industrial të marra me qira.
Ekipi i Policisë Gjyqësore të Gardës Civile të Casetas gjatë operacionit të quajtur ‘Quiperi’ ka arrestuar grupin kriminal me origjinë shqiptare të përbërë nga pesë persona që kultivonin këtë substancë në depot në provincën e Zaragozës.
Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet e operacionit, në momentin që ndërhynë pas disa muajsh hetime, që prej nëntorit të vitit të kaluar. Fillimisht u kap një shqiptar 25-vjeç, ndërsa më pas nga hetimet rezultoi se godinat ku po kultivohej kanabisi ishte marrë me qira nga një femër shqiptare.
25-vjeçari që u kap brenda njërës prej “shtëpive të barit” ishte ilegal në Spanjë bashkë me një tjetër bashkëkombës, ndërsa tre të tjerët ishin me letra të rregullta.
Cinco personas han sido detenidas y más de 2.600 plantas de marihuana intervenidas en una operción en la que han intervenido #PolicíaJudicial #USECIC de Zaragoza y Huesca
Más información: ?? https://t.co/mwecCqftDY… pic.twitter.com/3e5m5bP7tH
— GuardiaCivilZaragoza?? (@guardiacivilzg) March 19, 2021
(R.G/Faxweb.al)