Ritvan Zykaj nuk ka kartelë mjekësore të hapur për probleme të shëndetit mendor. Kështu janë shprehur burimet zyrtare të policisë pas aludimeve të shumta në media dhe nga disa banorë të zonës.
Shumë prej fqinjëve të Ritvan Zykës shprehen se ai nuk vuante nga ndonjë problem të shëndetit mendor, por ishte pak i rrëmbyer si natyrë. Gjithashtu Zykaj mësohet se është shoqëruar në polici në një rast të vetëm pas gjuajtjes me armë në ajër.
I vetmi incident për Ritvan Zykajn shënohet 7 vjet më parë kur ai pësoi djegie në pjesën më të madhe të trupit.