22:31 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia prangos 29-vjeçarin, tentoi të transportonte 27 emigrantë të paligjshëm

09:44 | 05/12/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia prangos 29-vjeçarin, tentoi të transportonte 27 emigrantë të paligjshëm

Policia e Korcës ka vënë në pranga një 29-vjeçar me banim në Durrës pasi tentoi të transportonte 27 emigrantë të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

29-vjeçari kishte përshtatur karrocerinë e mjetit të tij në mënyrë që mos të pikasej nga policia por duke u mbëshetur nga inteligjenca informative u bë i mundur ndalimi i tij në Qafë Plloçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Midnight 3”, për parandalimin dhe goditjen e transportimit të emigrantëve, kundrejt shumave monetare, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë.

Kishte përshtatur karrocerinë e automjetit, për transportimin e 27 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Midnight”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, goditën një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– G. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari. Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pas

“Kushtet janë të vështira”, Sejko: Muajt në vijim sfidues, inflacioni mbetet…

Para

Financial Times shpall presidentin ukrainas “Njeriu i vitit”

Para
Financial Times shpall presidentin ukrainas “Njeriu i vitit”

Financial Times shpall presidentin ukrainas "Njeriu i vitit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.