Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Policia operacione në jug për kapjen e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja

Policia ka nisur një operacion mbrëmjen e sotme për të arrestuar atentatorët që qëlluan ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku si dhe i plagosur Landi Muharremi.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se policia po zhvillon operacione në Vlorë dhe në Lushnje, ku mendohet se janë fshehur disa nga atentatorët ndaj prokurorit të Durrësit.

Efektivë të shumtë të FNSH-së kanë shkuar nga Tirana në kërkim të atentatorëve të 1 nëntorit.

Burime të Fax News konfirmojnë ndërkohë se janë kryer disa kontrolle të tjera në disa banesa që të disa “kokave” që njihen si të fortë.

Bëhet e ditur se policia ka dijeni se një nga personat dyshohet se është nga Lushnja. Njëri nga individët që po kërkohet është shtetasi  Julian Sulo një 39 vjeçar, i cili ka mjaft probleme në qytetin e tij për shkak se përflitet si i përfshirë  në ngjarje kriminale kundër grupit të Aldo Bares.

Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Pas vdekjes së Malokut, akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close