Prej disa ditësh vijon ende aksioni i policisë për ndalimin dhe verifikimin e automjeteve të blinduara apo edhe ndalimin e personave me precedentë kriminal në Qarkun e Kukësit.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se janë shoqëruar disa automjete luksoze për tu verifikuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Kukës.
Po ashtu burime bëjnë me dije se janë ndaluar për verifikim 3 automjete luksoze në qytetin e Bajram Currit. Derimë tani polica e Kukësit ka qenë e kufizuar për dhënien e informacionit për automjetet e ndaluara apo edhe identitetet e personave.
Deri më tani nuk raportohet që është ndaluar ndonjë person për precedent kriminal apo armëmbajte pa leje.