Policia italiane dhe shqiptare kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 400 kilogramë lënde narkotike në afërsi të kurifit Shqipëri-Itali.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë 30-vjeçari nga Vlora i identifikuar me inicialet E.I.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I.
Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash
Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
(r.G/Faxweb.al)