Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Policia greke shkatërron grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi, sekuestrohet drogë, makina, armë dhe mijëra euro

Policia greke ka ndërmarrë një operacion në zona të ndryshme të Greqisë duke bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të trafikut të drogës ku ishin të përfshirë dy grekë dhe një shqiptar.

Sipas Policisë të arrestuarit janë një 25 vjeçar dhe 26 vjeçar grek dhe një 46 vjeçar me origjinë shqiptare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Greqi, shkaterrohet nje grup i trafikut nderkombetar te droges Shqiperi-Greqi.

Operacioni ne zona te ndryshme, arrestohen  greke te moshes 26-55 vjec dhe nje shqiptar 46-vjec.Ne nje furgon ne Nea Erithrea, Athine, jane gjetur dhe sekuestruar 370 kg marijuane.

Operacioni vijoi ne Rodho, Ko dhe ne dy lagje te tjera te Athines ku u arrestuan pjestare te grupit.

Gjate kontrolleve u sekuestruan dhe 97.5 gram vaj hashashi, 0.3 gram kokaine, 191 mije 545 euro, 1400 dollare, 1 furgon, 1 taxi, 1 automjet, 1 motorr, 1 pistolete, 5 fisheke, 3 peshore dhe 2 celulare.

Operacioni vijoi mbreme ne darke ne doganen e Kakavijes ku u kap ne tentative per tu arratisur ne Shqiperi, nje pjestar i bandes, shqiptar 46-vjec. Fitimet e grupit llogariten ne mbi 700 mije euro.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.