Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Policia fshehu aksidentin e rëndë tek ambasada italiane? Flet shefi i sigurisë rrugore: BMW-ja kaloi me të kuqe (Komenti që bën Blendi Gonxhja për patentën e shoferit)

Një aksident i rëndë ndodhi para disa ditësh pranë ambasadës italiane, ku një automjet tip BMË, i drejtuar nga Stiverjan Dashi kaloi semarforin me të kuqe dhe përplasi një automjet tip “Skoda” duke e hedhur disa metra më larg. Nuk pati viktima, por dy kalimtarë shpëtuan mrekullisht nga ngjarja e rëndë.

Skënder Ismaili, shefi i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor ka folur për këtë aksident në emisionin “Opinion” ku tha se policia ka bërë të gjitha veprimet procedurale dhe nuk e ka fshehur ngjarjen.

“Lidhur me ngjarjen përkatëse, në të cilën policia e ka fshehur dhe nuk ka treguar të dhëna. Kjo është në ëeb-in e Policisë, në komunikatën e Policisë së datës 15 Janar.

Nga policia është krijuar grupi hetimor dhe janë bërë veprime procedurale dhe ka pasur një çështje penale. Në momentin e parë kanë qenë dy persona që kanë shkuar persona në spital. Kush do informacione të tjera të shkojnë të marrin informacion.

Këtu është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë i ndaluar nga semafori me të kuqe. Ka qenë me një shpejtësi të madhe dhe ka qenë një shkelësi i përsëritur”, tha Ismaili.

Ndërkohë gazetari Spartak Koka deklaroi se shoferi që kishte shkaktuar aksidentin është shofer problematik, pasi kohët e fundit kishte marrë shumë gjoba. Ndërsadrejtori i Drejtorisë të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se i kishte parë të dhënat për këtë shofer dhe konfirmoi që kishte pasur shumë gjoba.

“Unë i kam parë vetë të dhënat dhe për këtë person dhe ai kishte shkelje që nuk mund t’i merrje patentën përjetë, por është kontingjent i keq i rrugës”,shtoi Gonxhja.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *