Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ardi Veliu pezullon policin ‘gangster’ në Fier, dhùnoi gazetarin që udhëtonte me të dashurën (Video e shèrrit)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Anxhelo Bardhi.

Rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta (dyshohet për një vajzë të cilën Bardhi pretendonte se shoqrohej me Osmanajn), ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit  Xhoen Osmenaj 23-vjeç dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Anxhelo BArdhi, efektivi i perfshire ne sherr

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm të Bardhit në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Fax News ka siguruar ekskluzivisht pamjet e sherreti mes efektivit të policisën dhe Osmanajt për të cilin burime bëjnë me dije se është gazetar i një mediaje anlone, ndërsa udhëtonte me të dashurën e tij.

Xhoen Osmënaj, gazetari i dhunuar

Mësohet se 2 të rinj ‘njëri prej tyre efektivi civil, udhëtonin me makinën e tyre tip “Benz” ndërsa i kanë bërë ”pritë” një tjetër makine “OPEL” me targa AA683EO ku udhëtonte gazetari.

Punonjësi i patrullës së policisë ka qënë jashtë orarit të shërbimit, i veshur civil por kjo nuk e ka ndaluar të nxjerë tabelën dhe të tentojë të ndalojë një makinë, e cila drejtohej nga një gazetar që administron një portal informative.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta ndërsa djemtë kanë dalë prej mjetit me një çekiç dhe kanë goditur dritaren e një mjeti tip “Opel” duke thyer xhamin e shoferit  ndërsa një patrullë policie ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes pasi ka mbërritur brenda pak çastesh.

Policët kanë bërë shoqërimin e të rinjve ndërsa vetëm pas ndalimit kanë konstatuar se njëri ishte koleg i tyre por jashtë orarit të shërbimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *