Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Policia e Kosovës në aksion, zbarkon në 12 vende të ndryshme: Ka disa të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë zhvilluar aksionin policor të nisur në tetor të vitit të kaluar, i cili bashkë me aksionin e sotëm e ka çuar në 12-të numrin e të arrestuarve.

Sipas Express, në një konferencë të përbashkët, prokurorja speciale Habibe Salihu dhe Drejtoresha e Kundër Krimit të Organizuar, Florie Hajra, dhanë detaje për aksionin e nisur mëngjesin e sotëm.

“Aksioni është vazhdimësi i aksionit të muajit tetor. Ka rezultuar me tre të arrestuar, të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale krim të organizuarm, falsifikim i dokumenteve dhe kontrabandim me migrantë dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”,- tha prokurorja.

Ndërsa, Florie Hajra tha se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona. Që me tre të arrestuarit në tetor, ka shkuar numri në 12 numri total i të arrestuarve.

Në tetor janë kontrolluar pesë lokacionë dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Ndërsa në aksionin e nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 të dyshuar. Janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi, etj. Të gjitha këto nga më shumë se 16 shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Europian. Kemi 12 persona të dyshuar që me urdhër të prokurorit ndodhen në mbajtje. Të tjerët në paraburgim me urdhër të Gjykatës. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Euoropolin, Shqipërinë dhe disa shtete të BE-së”,– shtoi ajo.

Të gjithë personat e arrestuar janë shtetasë të Republikës së Kosovës dhe ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.