Moti me shi dhe prania e punonjësve të policisë dhe ushtrisë në rrugë, duket se ka bërë që radhët në Tiranë të jenë më të pakta se në ditët e fundjavës që lamë pas.
Gazetari i Fax News Sokol Dema ka përshkruar sot disa rrugë të kryeqytetit, ku në banka, dhe pranë institucioneve të tjera të shërbimit, është vënë re një numër më i ulët qytetarët, të cilët janë përpjekur të që respektojnë distancën teksa presin jashtë dere.
Po ashtu prania e punonjësve të rendit, në jo pak raste shërben që qytetarët të ndërgjegjësohen qoftë edhe me ”dhunë” se kjo është një ndër mënyrat e pakta për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Situata më problematike mbetet në tregjet e hapura, e veçanërisht në zonat periferike, ku duket se prania e policisë dhe ushtrisë është më e pakët në numër.
Prej tre ditësh tashmë të gjitha qytetet dhe jeta aktive në to ”kyçet” në orën 13:00 të mesditës, për t’u rihapur mëngjesin e të nesërmes në orë 05;00. Këto masa pritet të ashpërsohen edhe më shumë, në rast se ka një shtim të numrit të personave të prekur me koronavirus që deri dje në vendin tonë ka 104 raste zyrtare, prej tyre 4 viktima.
(E.K/Faxweb.al)