Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Policia bën bilancin: 14 vepra penale në 23 ditë fushate, 4 të arrestuar për korrupsion, kanosje apo dhunim

Gjatë deklaratës për mediat, drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike, Altin Qato, bëri me dije se prej 26 majit dhe deri më 18 qershor, janë hetuar dhe trajtuar 14 vepra penale me 24 autorë.

Nga kanosjet me armë, tek dhunimet, nga korrupsioni aktiv tek pengimi i subjekteve zgjedhore, janë veprat penale të evidentuara në këto ditë, ku si rezultat janë arrestuar 4 persona, 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, si dhe janë proceduar 16 të tjerë.

“Nga strukturat e Policisë së Shtetit, nga data 26 maj – 18 qershor, është përballuar një ngarkesë pune për mbarëvajtjen e rreth 2.049 aktiviteteve elektorale, duke aktivizuar 9.443 punonjës policie me 19.600 orë shërbimi, 1.836 automjete dhe nuk kemi patur asnjë incident gjatë këtyre aktiviteteve. Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore janë trajtuar dhe po hetohen 14 vepra penale, ngjarje të dyshuara si vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Konkretisht: sipas nenit 325 të Kodit Penal “Pengimi i subjekteve zgjedhore”,

6 vepra penale; § sipas nenit 328 të Kodit Penal “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,

3 vepra penale; § sipas nenit 329 të Kodit Penal “Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”,

5 vepra penale.

Në këto ngjarje janë përfshirë 24 autorë, 4 prej tyre janë arrestuar, 16 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 persona janë shpallur në kërkim.”, bëri ndër të tjera me dije Qato në deklaratën pë mediat. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *