Aksion i pòlicisë për mbylljen e bareve dhe lokaleve pas orës 11 në qytetin e Beratit. Aksioni ēshtë kryer në orët mbrëmjes, ku kanë qenë së bashku pòlicinë e rendit edhe pòlicia bashkiake si dhe inspektoret e higjenës. Ata ushtruan kontrrolle për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Gjatë këtij aksioni nuk kanë munguar edhe gjobat, ndërkohë që ka qënë i menjehershëm reagimi i pronarëve të cilët ushtrojnë bizneset e tyre përgjatë pedonales së qytetit. Ata nuk kanë pranuar të mbyllen pa një urdhër me shkrim nga pòlicia.
Pronarët janë konfliktuar verbalisht me pòlicinë dhe nuk kanë pranuar të largojnë klientet nga lokalet.S ipas tyre pòlicia duhet të kontrollojë distancimin dhe jo të vendos orare. Pronarët e bizneseve të qytetit të Beratit kanë patur humbje të konsiderueshme gjatë muajve të izolimit nga Covid 19.
Kufuzimi në orare në sezonit të verës do të thotë për ta falimentim, në një kohë kur edhe numri i turistëve është ulur ndjeshëm, që është dhe një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së qytetit.