Policia Bashkiake e Vlorës ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në terren për monitorimin e ekzistecës ose jo të rojeve bregdetare, në subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e stacionit të plazhit.
Mungesa e vrojtuesve në plazhet private ka bërë që të bllokohen disa biznese që nuk sigurojnë jetën e personave që i frekuentojnë këto plazhe.
Njoftimi i plotë i Bashkisë: Siguria e jetës së gjithësecilit është prioritet! Stacionet e vrojtimit dhe rojet bregdetare janë kusht për çdo plazh, prandaj, tregohuni të kujdesshëm që të mos mungojnë në plazhet që frekuentoni.
Gjatë gjithë këtyre ditëve Policia Bashkiake ka qenë në aksion për një fushatë sensibilizuese dhe sot ka bllokuar disa plazhe ku mungonin rojet.
Standardi i duhur është garancia e një sezoni turistik të mbarë!