Tre vellezerit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, ( perdorues te lendeve narkotike), kane dhunuar fizikisht punonjesit e policise dhe kane tentuar ti rrembejne armen.
Polici J.XH, ka mbrojtur armen dhe gjate konfrontimit fizik mes policit dhe vellezerve qe tentonin me dhune ti merrnin armen per te qelluar policet e tjere, arma ne brez te policit ka bere qitje te pavullnetshme. Nga qitja ka plage hyrese punonjesi i policise dhe gezhoja ka mbetur ne arme brenda ska dale jashte pasi polici e ka mbrojtur armen mos tja merrnin.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 20:20 të mbrëmjes së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit,ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur në këmbë. Një telefonatë e mbërritur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për një konflikt mes dy familjeve Marini dhe Mema në lagjen “Dëshmorët e Kombit” ka ngritur në këmbë policinë e Beratit.
Njëra nga Patrullat e Përgjithshme të policisë ka shkuar në zonën e konfliktit dhe ka konstatuar se 3 vëllezër po konfliktoheshin me çiftin e bashkëshortëve Albert e Olta Mema,brenda në dyqanin e këtyre të fundit. Duke parë që bashkëshortët po dhunoheshin me grushta,shkelma e gurë 5 efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë,tre vëllezërit: Gerald,Arjan e Marjus Marini kanë dhunuar,goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë por gjatë konfrontimit fizik mes tyre dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme dhe për pasojë është plagosur në këmbë punonjësi i policisë Juljan Xhalili,20-vjeç,i cili u transportua me ambulancë drejt Spitalin Rajonal Berat. Kirurgu Piro Leka ka deklaruar për mediat se,pas ndihmës së parë mjekësore që i është dhënë në Repartin e Kirurgjisë i plagosuri Xhalili është transportuar për një ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që kanë kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes,neutralizimin dhe shoqërimin e 3 vëllezërve: Gerald,Arjan e Marjus Marini,përkatësisht 38,40 dhe 42 vjeç. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,menjeherë pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku mbeti i plagosur edhe një efektiv policie.
E lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe Olta Mema,e cila është qëlluar nga vëllezërit Marini me gurë në kokë.Ajo ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kunati i saj,Arif Mema ka deklaruar se,vëllezërit Marini kanë hyrë me thikë në dyqanin e Oltës dhe e kanë kërcënuar atë. Sipas kunatit të saj,në dyqan ka hyrë menjëherë edhe bashkëshorti i saj Albert Mema,i cili është dhunuar nga 3 vëllezërit Marini deri në mbërritjen e efektivëve të policisë.
(E.H/Faxweb.al)