Kryetarja e Dhomës së Parë, Nancy Pelosi ka urdhëruar këtë të premte që flamujt të ulen në gjysmë shtizë, në nder të policit që humbi jetën ditën e sotme.
Një person sulmoi me makinë barrikadën hyrëse të Kapitol Hill duke përplasur 2 policë që gjendeshin aty. Fatkeqësisht sulmi rezultoi fatal për njërin nga policët.
“Kryetarja Pelosi ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë-shtizë përshkak të vdekjes së një oficeri policie të Kapitolit në krye të detyrës sot. Procesi i uljes së flamujve mund të zgjasë më shumë se normalisht për shkak se Kapitoli është aktualisht në gjendje izolimi,” njoftoi Dreë Hammill, zëdhënësi i Pelosit.
(E.H/Faxweb.al)