AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Policët hyjnë në Fakultet, Mark Marku i ndjek me libra dhe celular (Video për mos t’u humbur)

Ditën e sotme disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientet e Fakultetit Histori Filologji, duke kërcënuar studentët që vijojnë rezistencën e tyre.

Menjëherë për këtë situatë të jashtëligjshme ka reaguar dhe pedagogu Mark Marku, i cili tha se me policë mund të tremben vetëm fëmijët.

“Thanë që ishin këtu për të ruajtur qetësinë dhe rendin, dhe unë i thashë që është shumë e qartë se ndalohet hyrja e policisë në ambientet universitare. Situata ishte shumë e qetë, e bëjnë për të hequr vëmendjen nga protesta. Ska pasur asnjë arsye që të ishin këtu.

Asambleja u mblodh dje dhe u vendos që kjo javë të jetë javë proteste, dhe në rast të mos reagimit nga qeveria edhe javën e ardhshme dhe në vijim do të kemi një ditë të caktuar që të protestojmë. Ne nuk iu bëjmë presion studentëve, dhe ata mund të vijojnë me protestën e tyre.

Gjendja po rëndohet gjithnjë e më shumë, problematika zgjidhet dhe asgjë nuk është zgjidhur, qysh sot do marrim nismën ligjore në drejtim të efektivëve të policisë që hynë në ambientet e Fakultetit. Është absurde, mund të frikësohen fëmijët me policët, është qesharake fare. Po bëhen të rrezikshëm në momentin që shkelin ligjin”, u shpreh Marku për Fax news.

Marku ka tentuar t’iu japë edhe nga një libër policëve dhe duke i nxjerrë në video:

(E.K/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.