Një ditëlindje e pazakontë ka qënë ajo e shefes së komisariatit të Lezhës. Në redaksinë e ‘JOQ’ ka mburritur një video ku shihet se stafi i policisë së Lezhës kanë ndalur në një rrugë dhe qëllojnë me armë zjarri në ajër për të festuar ditën e veçantë të shefes së tyre.
Edhe pse gjuajtja me armë zjarri është e ndaluar me ligj në Shqipëri, duket se vetë ‘ligji’ nuk ‘pyet’ për ligjin.
“Përshëndetje JOQ! Shikojini policët e Ramës, mbrëmë duke festuar ditëlindjen e shefes në Lezhë zbraznin armët e shërbimit në ajër.
Faleminderit!”, shkruan qytetari.
(r.G/Faxweb.al)