Kònflikti për pronën duket se ka çuar në kònflikt fizik mes 37-vjeçarit që shikoni në videon e mëposhtme dhe 77-vjeçarit Ramadan Çela, banues në fshatin Jaupas në Poliçan.
Hamza Çela ka nxjerrë një thíkë duke qèlluar për vdèkje bashkëfshatarin e tij të moshuar, për të cilin raportohet nga burime se kanë edhe lidhje gjáku me njëri-tjetrin.
Pòlicia e Skraparit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e raportuar pasditen e sotme. Burime konfirmojnë se emri i viktímës është Ramadan Çela 77-vjeç i cili është gòditur me mjet të prèrës thíkë nga bashkëfshatari i tij, 37-vjeçari Hamza Çela.
Pas kësaj, 77-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plágëve të marra duke mos mundur të mbijetonte dot, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur disa minuta më vonë nga blutë e Skraparit.
77 vjeçari Ramadan Çela jeton në Poliçam ndërsa shkonte shpesh në Jaupas pasi zotëronte një tokë dhe një shtëpi në këtë fshat. Prona e tij ishte kthyer në një moll shërri mes tij dhe 37 vjeçarit Hamza Çela i cili nuk e ka për herë të parë që gòdet familjen e të moshuarit
Mësohet se i moshuari ndodhej vetëm në banesën e tij kur ka ndodhur pèrplasja me të riun. Pòlicia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rèndë.
“Pòlicia identifikon dhe vë në pránga autorin e vrásjes me thíkë të 77-vjeçarit.
Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qèlluar me mjet prèrës (thíkë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Kòmisariatit të Pòlicisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrèstimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar ármën e krímit, një mjet prèrës (thíkë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Pòlicia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)