Pas lajmit se Policia e Pogradecit kishte dhunuar një djalë 23-vjeçar, ka ardhur reagimi nga familja e djalit por edhe nga vetë “viktima”.
I riu 23-vjeçar Ilir Bego, dhe babai i tij Guri Bego kanë përgënjeshtruar këtë version dhe kanë treguar për Fax News si ka ndodhur në të vërtetë ngjarja.
Në një prononcim për gazetaren Ledjona Xheladinaj, të dy kanë thënë se nga ana e tyre nuk ka patur pretendim për dhunë nga Policia, por për ushtrim të detyrës.
Babai i djalit 23-vjeçar, që u ndalua nga policia për një gjobë të vendosur më herët ka thënë se i biri është me probleme mendore dhe ka kundërshtuar shoqërimin për në Komisariat.
“Nuk është e vërtetë që e kanë dhunuar. Djali im ka goditur makinën e policisë për shkak të një gjobe që i kanë vendosur një vit më parë. Ai ka kundërshtuar shoqërimin në Komisariat dhe për këtë arsye policia e ka futur në makinë me forcë. Por nuk e ka dhunuar. Djali im është me aftësi të kufizuara mendore.”-është shprehur babai.
https://www.youtube.com/watch?v=KPPhbKJzzwM&feature=youtu.be
Vetë djali ka pohuar se ka shkelur ligjin duke kundërshtuar policinë në inat e sipër.
23-vjecari Ilir Bego, ka thënë se gjatë shoqërimit është inatosur dhe më pas ka goditur makinën.
“Ishte gabimi im. Më shoqëruan me forcë pasi kundërshtova policinë. E godita makinën në inat e sipër.”-ka thënë i riu.
https://www.youtube.com/watch?v=AvdrW_ZjVxM&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)