Dy nxënës në Pogradec janë izoluar në banesa pasi kanë pasur kontakt me një infektuar me Covid-19, raporton Fax News. Mësohet se janë izoluar para fillimit të vitit shkollor.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al po ashtu se 10 mësues kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Ersekës. Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit dhe prej momentit kur kanë rezultuar pozitiv janë izoluar në banesat e tyre.
Ndërkohë, edhe në Devoll një çift bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi. Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja për to.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me nxënësit që tashmë kanë nisur mësimin, ndërkohë që protokolli parashikon zëvendësimin e mësuesve. (M.Q/Faxweb.al)