Fqinja e familjes Çekiçi në Pogradec ku një ditë më parë ndodhi ngjarja makabre ka folur për çfarë ndodhi mes nënës dhe të birit teksa pati një fund tragjik.
Ajo tha se kishte raporte shumë të mira me familjen Çekiçi ndërsa vitin e fundit, Olsi kishte shfaqurr shenja agresive me familjarët e tij. Në momentin që ndodhi ngjarja, fqinja tha se mbesa e Firdesit ndodhej në banesën e saj dhe erdhi e thërriti dikush duke i treguar se çfarë po ndodhte.
Teksa ka dalë edhe vetë fqinja pas vajzës, ka parë Olsin në derën e banesës së tij, i cili e ka pyetur për Firdesin se ku ishte pasi vetë ai e kishte masakruar në banesë, dhe në dorë sipas komshies mbante një levë të gjakosur.
“Shumë e mirë, punëtore, asnjë shqetësim nuk na sillte. As Olsi neve si familje nuk na shqetësonte. Kemi 40 vjet këtu, unë si familje nuk kam pasur asnjë problem prej tij. erdhi vajza më tha se erdhi nëna, kishte vrarë këmbën, hëngri dhe bukë e është shtrirë. Erdhi një fëmijë dhe e thirri shpejt se ta theri nënën babi, ajo vrapoi zbathur, i la shapkat këtu. Vajza, mbesa e lajmëroi policinë. Kush kishte kohë të merrte me telefonin. Ajo ishte bërë si e tërbuar. Dola nga porta, më thirri mua, kishte një levë në dorë, tërë gjakë.
Më pyeti mua, Tjanë ku është Firdesi më tha, se ke parë? Nuk e di i thashë. Ai e kishte të ëmën brenda të vrarë. Deri sa më tha këtë erdhi policia. Edhe vëllai mbeti i plagosur brenda. Edhe ai i shkreti i sëmurë ka qenë. Unë kam hyrë shpesh atje, burrin tim e kanë dashur jashtëzakonisht. Shkonim kirë, familje punëtore, këtë vit ka qenë pak i acaruar. Thyente gjëra. Merrja qumësht më prisnin e më përcillnin në shtëpinë e tyre.
Më thanë se kishte qenë nga Tirana dhe e kishin droguar. Ziheshin shumë të dy, i kërkonte ndonjëherë lekë ajo. Ajo ishte në pension, punonte në arë. Edhe ky punonte. Vjet e kam pasur zili, të lumtë i thoja. Ai më fliste, ishte i qetë. Doli me levë në dorë tërë gjak. Unë desh mbarova kur e kam parë. Vëllai tjetër në spital, kokën të çarë tërë gjak. Pastaj e mori policia”, tha fqinja e familjes Çekiçi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)