Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve të izolimit, si pasojë e koronavirusit.
Ajo herë pas here ka bërë bashkëbisedim me ndjekësit, ku ka ndarë me ta detaje të ndryshme nga jeta e saj private.
E nuk kanë munguar as pamje me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku. Fillimisht publikoi video teksa ai gatuante, ndërsa një ditë më parë ka ndarë disa imazhe të tjera.
Në videot e postuara në “Instastory” nga Rudina, Frroku shihet teksa lyen hekurat e gardhit të shtëpisë. “Po zgjati edhe pak karantina, ky ka me ly gjithë lagjen”, dëgjohet të thotë aktorja teksa filmon ish-deputetin.