Edmond Jonuzaj, 41 vjeç dhe i dënuar me 12 vite burg, ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme mbrëmjen e sotme në burgun e Drenovës.
Jonuzaj, po vuante dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, ku i kishin mbetur edhe katër vite për të shlyer.
Mbrëmjen e sotme Edmond Jonuzaj është ndjerë keq dhe është nisur për në spitalin e Korçës. Pas mbërritjes në spital, mësohet se ai ka ndërruar jetë.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave. Jonuzaj ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite.
Tashmë, Jonuzaj do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për tu zbuluar dhe shkaku që e bëri të humbte jetën.
(E.H/Faxweb.al)