Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Po ua them troç, jam pro listave të hapura”, Balla: Javën tjetër nisim diskutimet

Kreu i grupit të PS, Balla foli në Kuvend për reformën zgjedhore, ku tha se PS është e gatshme të diskutojë ndryshimet kushtetuese. Ai kërkoi edhe mbështetjen e opozitës parlamentare pasi mazhoranca siç ai u shpreh nuk i ka të gjitha votat. Në ndryshim nga Rama, që tha se është kundër listave të hapura, Balla tha se ai është dakord me listat e hapura.

“Jemi të gatshëm dhe për vendosjen e një pragu kombëtar. Diskutimi për Kodin Zgjedhor duhet të fillojë javën e ardhshme. PD dhe LSI insistuan për mos të depolitizuar komisionet. Jemi reflektimi i asaj që duan shumica e shqiptarëve

Ne do të çojmë para marrëveshjen me opozitën jashtë-parlamentare dhe me ju,. Një marrëveshje trepalëshe të arrijë të organizojë zgjedhje të denja. Edhe marrëveshja e 2017 ishte që PD mori gjysmën e qeverisë, avokatin e popullit garancia ishte që të njihej rezultati i zgjedhjeve, por që nuk ndodhi.

Kuvendi nuk merr urdhra e them për ata jashtë këtë, të tregojnë respekt për deputetët që kanë dalë nga listat e tyre. Po ua them troç jemi dakord për listat e hapura”, tha Balla.

Ndërkohë që nuk ka vonuar as reagimi i PD-së, që deklaron se ndryshimi i sistemit duhet të vendoset vetëm me referendum nga qytetarët, dhe nuk ka kohë që të vihet në zbatim për zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata e plotë e PD-së: Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve. Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *