Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Po transportonte shumën e madhe të parave, dy persona rrahin 55-vjeçarin te ”Rruga e Kavajës”, i marrin çantën me…

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë.

Mësohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Mësohet se autorët janë futur në rrugicat e lagjes, dhe ende nuk janë kapur nga Policia.

Njoftimi i plotë:  

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.