Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Po ti Hamza, thika pas shpine i Skënderbeut armiku i kujt je?! Deputeti i opozitës ‘masakron’ Ramën pas Kongresit

Deputeti i opozitës së Re, Lefter Maliqi është treguar ‘i pamëshirshëm’ me Edi Ramën në etiketime, menjëherë pas fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste ku ironizoi Metën se ‘pandehte se njerëzit do ta ngatërrojnë armikun e reformës në drejtësi me Gjergj Kastriotin‘.

Hamzai (thika mbas shpine i Skënderbeut) ne Kongresin e Rilindjes se krimit tregon përralla se do rris rrogat ne 2021 etj kujton se populli i beson, thotë qe populli nuk ngatërron 2 Marsin ditën e Besëlidhjes pasi Skënderbeu s’ka lidhje me armikun e reformës ne drejtësi. Po ti o i pabese armiku i kujt je? I shqiptarëve,i kosovareve, i socialisteve, i miqve e bashkëpunëtoreve qe i përdore i fute ne burg e i hodhe në rrugë? Mosmirënjohës i vlerave, i besës, mashtrues i pështire, aktor e piktor i dështuar, mik i oligarkëve, krimit,Vucicit, Stanishiqit etj. 2 Marsi dita e bardhe për shqiptaret dhe dita e zeze për ty, pranvera e lirisë dhe e zgjimit për shqiptarët dhe pranvera e fundit për një te pa fe, apatik, për një njeri qe e shikon Shqipërinë si mjet e jo si qëllim. Droga, krimi, korrupsioni, antivlera janë sinonimi i viteve te qeverisjes mafioze Rilindase nën drejtimin e Hamzait armikut të Skënderbeut“, shkruan Lefter Maliqi i cili ka deklaruar më parë se do ti bashkohet Manifestimit të Paqes, thirrut me 2 mars nga Presidenti Meta më 2 mars në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *