Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreKulturëTe FunditTe Gjitha

“Po të ishte gjallë do skuqeshit kur ta takonit”, Kabo ‘shuplakë’ Margaritit: Postimi i saj për Sandër Prosin që ‘tërboi’ rrjetin

6 Janari shënon një datë të rëndësishme për artin shqiptar, 100 vjetorin e lindjes së aktorit të madh Sandër Prosi.

E megjithë kontributin e tij të dhënë ndaj artit dhe kulturës shqiptare, Ministria e Kulturës nuk e kishte parë të udhës që dje të ndërmerrte ndonjë aktivitet përkujtimor në nderim të Prosit, ndërsa Elva Margariti ka bërë një postim qesharak që ka bërë xhiron e rrjetit.

Ministrja e Kulturës në postimin e saj shprehet se Sandër Prosin e kemi ngatërruar gjithnjë me Ismail Qemalin, ndërkohë që shton më tej se ai ka qenë një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj.

Por ky postim kaq i thatë i ministres ka lënë të pakënaqur dhe profesorin Përparim Kabo, i cili shprehet se vendi po shkon drejt një varfërie të skajshme në aspektin intelektual.

‘’Formulimi do doja te mos jete i juaji por i ndonje punonjesi qe meret me faqen, sepse nese eshte i juaji, une ndjehem i ligeshtuar se si nje ministre kulture te jete kaq e varfer ne vleresimin e nje aktori te ketyre permasave…Ajo hyrja se kur kemi qene femije…mendonim se Ismail Qemali ishte Aleksander Prosi, nuk i shkon kesaj stature…”, shkruan mes të tjerash Kabo.

Postimi i plotë i Kabos:

Te nderura miq, ju lutem lexoni komentin e Ministres se Kultures ne 1oo vjetorin e Lindjes se aktorit te madh Aleksander Prosi…Çfarë varfërie…o zot ku shkojme?!

Elva Margariti

Kur ishim fëmijë shumë prej nesh mendonin se ai burri i urtë me mjekër të bardhë, në filmin “Nëntori i Dytë”, ishte me të vërtetë Ismail Qemali. Nuk do të kishte qenë kështu, pa lojën e mrekullueshme të aktorit Sandër Prosi, të cilin e kujtojmë sot në 100-vjetorin e lindjes. 

Nuk kishte rol të madh apo të vogël për të, ai dinte se si të ishte protagonist, duke mishëruar në mënyrë të përkryer karaktere nga më ekstremet, që nga burri i shtetit te hamalli, nga profesori te luftëtari. Sandër Prosi na ka lënë pas një galeri të rrallë personazhesh, një shkollë aktrimi, një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj.

#AktorëtShqiptarë
#SandërProsi
#Teatër
#Kinematografi
#KulturaqëDuam
#MinistriaeKulturës

Ja dhe shenimi qe kam bere ne faqen e saja.

Po lexoj kete shenim tuaj zonja Ministre dhe Fb tregon se e ke hedhur para 8 oresh, pra diku nga ora 15, dhe e kuptoj pse , dikush te ka njoftuar per kete date dhe per kete pervjetor te 100. Formulimi do doja te mos jete i juaji por i ndonje punonjesi qe meret me faqen, sepse nese eshte i juaji, une ndjehem i ligeshtuar se si nje ministre kulture te jete kaq e varfer ne vleresimin e nje aktori te ketyre permasave…Ajo hyrja se kur kemi qene femije…mendonim se Ismail Qemali ishte Aleksander Prosi, nuk i shkon kesaj stature…

Ju keni treguar me kete formulim se as e njihni cili eshte Sander Prosi, ku studjoi dhe per cfare, si u lidh me teatrin, cilet jane rolet ne repertorin Shekspirian, cfare ka luajtur nga leteresia botrore dhe ajo shqiptare dramaturgjike, cili eshte kontributi ne kinematografi dhe cfare profili karakterial ai krijoi…Ju flisni per 100 vjetorin e tij me nje lehtesi sikur te flisni jo per nje kollos te skenes por per nje aktor cfardo. Ju duhet ta nisnit sot diten e punes me kete ngjarje. 

Ju duhet te organizonit nje aktivitet. Ju duhet te kishit sot nje botim special me foto te tij neper role. Ju duhet se paku te kishit organizuar sot nje aktivitet perkujtimor…Ju nuk bete asgje asgje thjesht i thate dikujt t’ju bente nje tekst dhe t’Ju gjente edhe nje foto…Sa keq. Po a mendoni ju se si do kujtohej 1oo vjetori i Iv Montan ne France apo Lorenc Olivierit ne Angli, Mastrojanit ne Itali apo nje aktori te shquar spanjoll suedes apo kudo ne bote…Me fal zonja ministre, por kjo sjellje vetem kulture nuk eshte, eshte thjesht nje adete ne Fb…sa keq. Po te ishte Sander Prosi gjalle dhe te takoheshe me te ju do skuqeshit nga pafuqia juaj perball kultures se tij….

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *