AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Po të ishe burrë i fusje në burg”, ish-Drejtori i Policisë/Mesit: Ja cilët ne arrestuam e për ju bënë fushatë (Emrat)

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi I ËSHTË PËRGJIGJUR DEPUTETES SË Partisë Socialiste, njëherë ish-zv/kryeministres Senida Mesit pas reagimit që kjo e fundit bëri lidhur me deklaratat e Bashës për vjedhjen e votave në very të vendit.

“Personi që sot mbledh vota ne Velipojë e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale”, shkruan Prenci.

Ai vijon më tej duke përmendur edhe emrat e disa personave që sipas tij janë përfshirë në grumbullimin e votave për Partinë Socialiste që prej vitit 2013.

“Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD”.

Reagimi vjen sipas Prençit si një detyrim si ish-Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër.

Reagimi i plotë:

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale. Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër! Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh dje se Edi Rama po bashkëpunon me trafikantë të fuqishëm droge për të mbledhur votat në Shkodër, siç ishte sipas Bashës, Pëllumb Gjoka, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave.

Madje Basha nuk hezitoi dhe përmendi dëshminë e deputetes Senida Mesit duke deklaruar se: “Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.”

Kjo e fundit i është përgjigjur sot Bashës, duke u shprehur se: “Po të ishte burrë sdo kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.” (Lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *