Andres Guardado, kapiteni i përfaqësueses së Meksikës, nuk e ka lënë pa një koment eliminim e Brazilit nga Kupa e Botës. Në një foto të postuar në Instagram, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai shkruan pak fjalë, por domethënëse.
“Po tani, kush po kthehet në shtëpi” – shkruan Guardado. Shumë futbollistë meksikanë u ankuan për lojën jo të ndershme të Nejmarit në ndeshjen me Meksikën, por ishte braziliani që i tha se ata po duhet të niseshin për në shtëpi.