Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Po s’pati afate, nuk bëhet gjë”, Luljeta Bozo i rendit qeverisë 3 probleme dhe kërkon të paguajnë edhe njerëzit e prekur për rindërtimin

Inxhinierja Luljeta Bozo kërkoi nga qeveria që të vërë punët në vijë për t’iu siguruar banesat qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Duke folur nga mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Bozo tha se fillimisht autoritetet duhet të nxjerrin pasqyrën e plotë për të kuptuar cilat ndërtesa u prishën dhe cilat mund të rindërtohen.

“Kam 3 probleme: Deri tan kemi një evidentim, që ndoshta mund të ndrysjojë pak, por jo ndodnjë gjë të madhe. Kështu që kjo duhet të specifikohet tani. Cilat janë ato godina që janë shembur fare, cilat janë ato që kanë godina të cilat mund të riparohen. Kjo duhet patjetër të specivikohet që të dimë sesa punë kemi për të bërë. Ky është një aksion i madh.

Duhet mbyllur sa më shpejt, brenda një javë ne duhe ta kemi gjithë këtë pasqyrën. Menjëherë pas kësaj ne duhet të bëjmë një plan organizimi. Duhet të niset me ata që janë jashtë. Po s’pati afate dhe njerëz përgjegjës, nuk bëhet asgjë. Le të flasim sa të duam ne”, tha ajo.

Inxhinierja propozoi që kostot të mos i mbulojë vetëm shteti, por edhe vetë individi. Sipas saj, edhe njerëzit janë përgjegjës që banesat u shembën.

“Problemi është edhe tek fondi, do ta mbulojë të gjithë shteti, apo do të japë edhe individi. Unë them që një pjesë duhet ta japë edhe individi. Kush i tha ta ndërtojë pa një teknik? Një pjesë e përgjegjkësisë duhet ta mbajë edhe ai që ka shkelur të gjitha rregullat”, deklaroi Bozo.

Si problem të dytë ajo nxori disa objekte që deri tani kanë rezituar, por janë delikate. “Në qytete kam shqetësim të madh sepse ka objekte që në strukturë janë shumë mirë, por ka shumë ndërhyrje saqë nuk e jam e sigurt se çfarë bëhet më vonë”, shtoi inxhinerja.

Po ashtu, ajo kërkoi që qeveria të veprojë më shpejt dhe administrata të jetë më efektive.

“E fundit, këtë që na ka rënë në kokë ta mbyllim sa më shpejt. Njerëzit akoma kanë frikë të shkojnë në punë, në shkolla. Duhet të veprojmë shumë shpejt se jemi si në “kohë lufte”. Administrta nuk mund të punojë me atë ritëm që ka punuar. Duhet të jetë shumë operative. Ligji i ndërtimit duhet të përmirësohet. Duhet të veprojë edhe gjyqësori”, tha Luljeta Bozo.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *