Pasi pedagogu dhe studiuesi Edmond Tupja dhe artisti Robert Aliaj të cilët mbështetën protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, u proceduan nga policia për bllokim të rrugëve, ka ardhur dhe reagimi i studentëve.
Ata thonë se dy personazhet dhe të tjerë nuk e meritojnë të jenë në këtë listë. Sipas tyre janë të tjerë, edhe pedagogë që u kanë “nxirë jetën studentëve” që duhet të procedoheshin.
“ Në këtë listë është Edmond Tupja, po si nuk i doli emri njëherë për abuzime, si nuk I doli emri për favore seksuale…janë të tjerë që duhet të jenë në këtë listë.
Në këtë listë është dhe Robert Aliaj, një artist që na është bashkuar si qytetar, si mund të jetë ky në këtë listë…”, tha ndër të tjera studentja e cila vazhdoi me leximin e emrave të tjerë që ishin në listën e të proceduarve.
Ndërkohë një tjetër student që foli para mikrofonit të ‘Fax News’ theksoi se kryeministri nuk kërkon dialog, në një kohë kur procedon student e intelektual pse protestuan.
Ti nuk po kërkon dialog, ti po i hedh benzin zjarrit, si mund të kërkosh dialog kur procedion student e intelektual pse protestuan, ky është tregues se çfarë qeverie jeni”, u shpreh studenti.