Që prej ditës së enjte qeveria vendosi mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura, si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Shumë qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht kësaj masa të re kufizese, por ka edhe nga ata të cilët nuk janë dakort për mbajtjen e maskës kur lëvizin nëpër qytet.
I tillë është rasti i një qytetari nga Berati, i cili u kap nga efektivët e policisë në shkelje duke mosmbajtur maskë, arsye kjo që e gjobitën me një shumë prej 3000 lekësh.
Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.