Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, në Kaninë, ku nga rrëqitja e gurëvë është dëmtuar një person.
Megjithëse fillimisht u raportua se gurët kanë rënë në një lokal, burime për Fax News bëjnë me dije se është dëmtuar shofëri i firmës “Gener 2”, e cila po punon në kantierin e ndërtimit e projektit të
“Byepassit” në Vlorë.
Bëhet me dije se shoferi i firmës “Gener 2”, ka dëmtuar të dyja këmbët dhe është nisur me urgjencë për një spital.
Shoferi ka qenë duke punuar teksa kanë rrëshqitur gurët, dhe e ka pasur të pamundur që t’i shmangë, ndërkohë që vihet re se firma nuk ka marrë masat mbrojteëse për punëtorin i cili tashmë është dëmtuar.
Policia po ashtu ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të hetur më tej në lidhje me shkaqet e ngjarjës së rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak
Njoftimi i policisë: Rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, për shkak te shirave ka patur rreshqitje gurësh, si pasojë është demtuar lehte në këmb një drejtues mjeti i firmës qe kryen punimet .
Shtetasi L.K., 51vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Vlore, jashte rrezikut per jetën.