Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke bërë rafting në lumin Osum dhe njëkohësisht duke promovuar vlerat turistike të vendit.
“Duke pritur pranverën për të shijuar rafting më të bukur në botë!”– shkruan Meta në video.
Nuk dihet nëse vërtetë e ka marrë malli për rafting në këtë periudhë të vitit, apo po paralajmëron ndryshime thelbësore në skemën politike me ardhjen e pranverës.
Megjithëse jemi në një situatë politike, ku vazhdimisht opozita po kërkon me ngulm zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit 2020, nuk dihet nëse presidenti ka dashur të nënkuptojë se në pranverë do të ketë zhvillime të tjera politike.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim pranverën…