Shtetasi L.L., 51 vjec banues në Kamëz është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
I arrestuari akuzohet për veprat penale të “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Arrestimi i shtetasit L.L., 51 vjec është realizuar në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit duke kryer ndërtime pa leje në një tokë publike me qëllimin për të maksimalizuar përfitimin e tij.
Ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prtokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për të kryer veprimet e mëtejshme.