Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

“Po na vjedhin, po na rrjepin”, e pranon edhe BSH: IuteCredit, çmime të larta në krahasim me tregun

Banka e Shqipërisë thotë se kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi nuk parashikon kufizime në lidhje me çmimet tavan, ose dysheme që aplikojnë bankat dhe institucionet e tjera financiare në vendin tonë, por e pranon se IuteCredit ka norma të larta fitimi në krahasim me tregun.

Gazeta “Si” pyeti Bankën e Shqipërisë nëse kishte nën vëzhgim, apo hetim institucionet mikrofinanciare, “IuteCredit” dhe “Monego” nisur nga vendimi i autoriteteve në Kosovë që ua hoqën licencat me argumentin për norma të larta interesi jashtë çdo standardi dhe dyshime për pastrim parash.

“Megjithatë, Banka e Shqipërisë po u kushton vëmendje të veçantë çmimeve relativisht të larta, në krahasim me tregun, të aplikuara nga subjekte të caktuara ka ndërmarrë prej disa kohësh një proces që synon analizimin e këtij fenomeni dhe në rast se vlerësohet e arsyeshme, adresimin e tij”, thotë BSH.

BSH shton se mbikëqyr në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet inspektimeve në vend si dhe analizave nga jashtë edhe subjekti financiar jo bankë Iutecredit Albania Sh.a., por thotë se subjekti “Monego”, nuk ekziston si subjekt i licencuar nga Banka e Shqipërisë.

“Veprimtaria e ushtruar nga subjekti financiar jo bankë Iutecredit Albania Sh.a. mbikëqyret, (nëpërmjet monitorimit nga jashtë dhe inspektimit në vend), në mënyrë që ajo të ushtrohet në përputhje me dispozitat e kuadrit ligjor dhe rregullator mbikëqyrës në fuqi dhe ka për objektiv vlerësimin nëse subjekti ka ndjekur standardet dhe politikat e vendosura nga Banka e Shqipërisë. Nëpërmjet mbikëqyrjes nga jashtë analizohen/monitorohen disa elementë, si në kuadër të mbikëqyrjes prudenciale ashtu edhe të transparencës me publikun.

Më konkretisht mund të përmendim: raportet financiare të raportuara në Bankën e Shqipërisë nëpërmjet sistemit raportues të unifikuar, monitorohet informacioni i publikuar në faqet e tyre të internetit, si dhe kushtet e punës, etj. Ndërkohë, mbikëqyrja në vend realizohet nëpërmjet ekzaminimeve në vend të aktivitetit të subjektit të licencuar dhe synon të plotësojë dhe konsolidojë informacionin dhe vlerësimin e siguruar nëpërmjet mbikëqyrjes nga jashtë. Në përfundim të këtij procesi hartohet raporti i ekzaminimit i cili përmban shqetësimet mbikëqyrëse, si dhe rekomandimet (për zbatim) së bashku me afatet përkatëse”, deklaron Banka e Shqipërisë.

Në fund, BSH thotë se nuk ka dyshime për pastrim parash.

“Ju sqarojmë, njëkohësisht duke ju siguruar, që në çdo rast dyshimi, të arsyeshëm, për pastrim parash Banka e Shqipërisë, në rolin e autoritetit mbikëqyrës, ndjek të gjitha hapat e parashikuara në kuadrin ligjor/rregullator në fuqi. Nga rezultatet e procesit mbikëqyrës, deri më tani, nuk rezulton një dyshim i tillë”, shton BSH.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.