Nëna e menaxherit Pep Guardiola ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Manchester City-t me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Dolors Sala Carrio ka ndërruar jetë në Barcelonë, në moshën 82-vjeçare.
““Familja e Manchester City-t me hidhërim të thellë njofton vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrió në Manresa, Barcelonë, pasi ishte e infektuar me koronavirus. Ajo ishte 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e klubit.
The Manchester City family are devastated to report the death today of Pep’s mother Dolors Sala Carrió in Manresa, Barcelona after contracting Corona Virus. She was 82-years-old .
— Manchester City (@ManCity) April 6, 2020