Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

 “Po luaj Balenën Blu, jam në nivelin e fundit”, adoleshenti nga Tirana i fut tmerrin nënës me këtë shënim

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dukej sikur hoqën vëmendjen nga tmerri dhe paniku që ka shkaktuar loja “Balena Blu”, e cila i ka marrë jetën qindra të rinjve nëpër botë.

Mirëpo një djalë 13-vjeçar nga Tirana na e sjell sërish lojën “Balena Blu” në media. Policia bën me dije se adoleshenti ishte zhdukur, duke i lënë nënës së tij një letër pas, ku i shkruante se ishte në nivelin e fundit të lojës së frikshme.

Kjo ka ndodhur në fakt një ditë më parë, kur 13-vjeçari është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë. Nëna e tij pasi ka lexuar letrën, ka vrapuar në polici, mirëpo pas kërkimeve, djali u gjet me disa shokë të tij.

Më pas adoleshenti ka sqaruar se nuk e luante lojën “Balena Blu”, por thjesht kishte dashur të frikësonte nënën e tij.

“Më datë 01.07.2017, shtetësia M.N, vjeç 46 banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i mitur J.N, vjeç 13, i cili kishte lënë një letër ku shkruhej se kishte luajtur një lojë në internet, pasi u gjet  kallëzon se nuk e luante këtë lojë, por kishte dashur të frikësonte nënën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *