Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Po kurohej në Turqi, Covid-19 i merr jetën oficerit të Pòlicisë në moshën 55-vjeçare

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër punonjësi të pòlicisë. Oficeri i Pòlicisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit, Bibë Dodë Qokaj u soll i pajetë me një avion çarter nga Stambolli, ku kishte shkuar për mjekim të specializuar.

Qokaj vdiq në moshën 55-vjeçare, duke mos trimfuar në betejën e mundishme me Covid-19. Mësohet se várrimi i tij do të bëhet sot në qytetin e lindjes dhe aty ku ushtroi profesionin, në Durrës. Ndërkaq, familjarët raportohet se kanë kërkuar mirëkuptim për respektimin e protokolleve anti-Covid.

“Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të pòlicisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj. Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.

Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin. Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.

Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë”, shkruhet në faqen Nikaj Mertur News.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *