Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Po kryenin ndërtime pa leje, arrestohet sipërmarrësi i punimeve, shpallet në kërkim pronari i truallit në Tropojë (EMRAT)

Shtetasi Avni Morina, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë, është arrestuar në flagrancë pasi është kapur duke kryer punime pa leje në truallin e shtetasit Fatbardh Jahelezi në Tropojë.

46 vjeçari kishte marrë përsipër të kryente punimet në shtëpinë e shtetasit F.J i cili kishte porositur kryerjen e këtyre punimeve. Ndërkohë pronari i truallit është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Plotë

Tropojë, Kukës

Arrestohet në flagrancë sipërmarrësi i punimeve të një ndërtimi që kryhej pa leje brenda vijës së verdhë.

Shpallet në kërkim pronari i truallit, i cili kishte porositur ndërtimin.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë gjatë kontrollit të territorit në qytetin e Bajram Currit, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, i shtetasit A. M., 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania, në qytetin “Bajram Curri”, u konstatua duke punuar në një objekt në ndërtim, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ky shtetas ishte në rolin e sipërmarrësit për kryerjen e punimeve dhe ndërtimi ishte brenda vijës së verdhë të qytetit të Bajram Currit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.