Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe për këtë nuk është penduar, pasi siç thotë ai drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë që e lidh atë apo qeverinë shqiptare.
Sipas kryeministrit Rama, takimi me ish zyrtarin e larte te FBI, “nuk përben asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja”, ndërsa theksoi se “ai dhe qeveria e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës”.
Rama: Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me do e mos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo për vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërorë dhe nuk ja përton askujt. Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Shqipërisë.
Gazetarë e pyesin se çfarë është diskutuar në katër takime me McGonial?
Rama: Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton.
Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie. Agron Neza vjen nga LDK, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI. Duçka ka qenë zv ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë. Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.