Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Lushnjës, ku një automjet tip Ford me targë AA 079 OC, ka përplasur një kalimtare të rastit.
Mësohet se shtetasja e lënduar është 58-vjeçarja Ganimete Musaku, me profesion pastruese në OSSHEE, e cila ishte duke kaluar rrugën për të hedhur mbeturinat në koshin e plehrave. Si pasojë e përplasjes 58-vjeçarja është dëmtuar rëndë dhe është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit, 19-vjeçarit Rigli Rama, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.